13:09 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lexus RX me sistemin më të avancuar të ndriçimit

Vozitja do të bëhet shumë më e sigurt më këto drita, gjatë udhëtimit në mot të keq dhe gjatë natës.

Kompania Lexus ishte e para që solli dritat LED në vitin 2007, të cilat i vuri në Lexus LS 600h, si dhe i pari që prodhoi dritat e gjata që përshtaten më 2012, që i vendosi në Lexus LS.

Për të rritur edhe më shumë dukshmërinë, Lexus ka krijuar edhe sistemin BladeScan, që e rritë përshtatjen e dritave edhe më shumë, ndërsa do të jetë pjesë e Lexus RX. Me këtë sistem, do të rritet edhe më shumë dukshmëria, me një precizitet prej 1.7 në 0.7 shkallë.

Në këtë formë, shoferi do të mund të sheh edhe më shumë rrugën, përfshirë veturat që vinë, kalimtarët dhe pengesat e mundshme, derisa tabelat do të ndriçohen më herët.

Teknologjia më e avancuar që është përdorur në ndonjë veturë, mund ta ndriçojë rrugën deri në 56 metra, derisa sistemi aktual nuk e ndriçon më shumë se 31 metra.

Këto drita që vendosen në Lexus i cili lansohet gjatë vitit që vjen, do të ndriçojnë vetëm rrugën, pa iu penguar shoferëve të makinave tjera.