21:25 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Liam Hemsworth konfirmon lidhjen me modelen 21-vjeçare

Liam Hemsworth, ish-partneri i lënduar i Miley Cyrus, me të cilën aktualisht është në proçedura divorci dhe vëllai i Chris Hemsworth (informacion i panevojshëm në këtë rast, por i nevojshëm për të treguar se çfarë bëjnë gjenet e mira), tashmë është në një lidhje të re.

Pas disa thashethemeve dhe pretendimeve se ishte në një romancë me aktoren Maddison Brown, vetë Liam ka konfirmuar historinë e re me modelen 21-vjeçare Gabriella Brooks. Dhe këtë e ka bërë duke dalë publikisht me të, fillimisht gjatë qëndrimit të tyre në plazh, ku dhe u shkrepën këto foto të tyre duke u puthur: