16:59 / E Martë, 27 Shtator 2022 / k.v

Liberalizimi, liberalizimi… A po bëhet?

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë thonë se kanë pak shpresa se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar tashmë se kjo çështje do të dalë në rend dite në Këshillin e BE-së më 13 tetor.

Në këtë datë do të nisë procedura, e cila pritet të çojë drejt vendimit formal për liberalizimin e vizave.