08:22 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / AR

Libri i Britney Spears thyen rekord, arrin miliona

Libri i Britney Spears ka pasur një shitje të madhe në ShBA.

Brenda një jave janë shitur 1.1 milionë kopje. Kështu raportojnë mediat amerikane, transmeton Indeksonline.

Libri ‘The Woman in Me’ renditet në vendin e parë në listën e librave më të shitur të New York Times.

Kjo ka të bëjë me kopjet fizike, librat dhe audiolibrat.

Versioni audio, i transmetuar nga aktorja Michelle Williams, është publikimi më i shitur në historinë e ‘Gallery’./Indeksonline/