10:32 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Liburn Aliu: Kjo qeveri është bërë me votat e marra nëpër oda nga Presidenti

Deputeti i Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka marrë fjalën në emër të grupit të tij parlamentar, duke thënë se ngjarja  e ndejshme me zgjedhjen e kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hoti,  është një ngjarja e pazakontë, raporton IndeksOnline.

Ai ka thënë se votat e deputetëve Hetem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykatat në Kosovë si dhe ajo e Haxhi Shalës, i cili u bind nga presidenti Hashim Thaçi dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, janë vota të komprometuara dhe për të cilat do të ankohen në instancat ligjore në vend.

“Vota e Hetem Arifaj, deputetit të dënuar nga Gjykatat, ishte votë përcaktuese dhe patjetër që ne do të ndërmarrim hapa edhe për votën e komprometuar të deputetit Haxhi Shala, e cila tregoi se presidenti shkon nëpër oda.

Kjo qeveri është dashuri të bëj votat nëpër oda me presidentin”, tha Aliu.

Aliu tha se me një qeveri e cila varet nga Lista Serbe nuk është çudi nëse në vend , në AKI  mund të vendoset dikush i përcaktuar nga Lista Serbe.

Ai tutje ka kritikuar qasjen e presidentit Thaçi, duke thënë se  ai bërë ndërhyrje të pastër në vullnetin e deputetëve. /IndeksOnline/