18:53 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Liburni fiton Kupën e Kosovës në futsall

Liburni ka fituar kupën e Kosovës për herë të tretë në histori.

Skuadra gjakovare mposhti Prishtina 01 me rezultat 4-3 në ndeshjen që u zhvillua në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, shkruan Indeksonline.

Golat për Liburnin i shënuan dy Arbër Dobroshi dhe dy të tjera Halim Selmanaj.

Ndërsa për Prishtina 01 golat i realizuan dy Agon Ramadani dhe një Oso Gjinovci. /IndeksOnline/