15:08 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Liburni mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës në Futsal, Liburni i Gjakovës ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Kampionëve.

Kështu, Liburni do jetë pjesë e fazes së dytë kualifikuese pas koeficientit mjaft të lartë, falë sukseseve te klubeve tona në katër vitet e fundit në këtë garë.

Liburni do jetë pjesë e grupit 7, së bashku me skuadrën nga Bjellorusia, Stalitsa Minsk, kurse dy kundërshtarët e tjerë do mësohen pas përfundimit të fazës parakualifikuese.

Pra grupit të Liburnit pritet t’i bashkohet fituesi i grupit A nga parakualifikimet që përbëhet nga skuadrat: Kampuksen, Toulon Elite, Tirana si dhe SMS Viimsi.

Si dhe fituesi i grupit G:  ZVV Hovocub, London, Lynx, PYF Saltires.