13:20 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Lichtsteiner, një vit kontratë me Arsenalin?

Futbollisti i Juventusit, Stephan Lichtsteiner është afër Arsenalit.

34-vjeçari do të largohet përfundimisht nga Torino gjatë këtij afati veror, kurse skuadra e Arsenalit ka shpreh interesim për ta marr lojtarin zviceran, transmeton IndeksOnline.

Sipas “Sky Sport”, Lichsteiner do të nënshkruaj kontratë një vjeçare me gjigantin nga Anglia.

Zvicerani është pjesë e Juves që nga viti 2011. Ai ka zhvilluar afro 220 paraqitje dhe ka shënuar 14 gola.

34-vjeçari ka luajtur edhe për klube si; Grasshopper, Lille dhe Lazio./IndeksOnline/