11:58 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Liderët në takim të përbashkët, diskutohet për dialogun

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj,kryeparlamentari Kadri Veseli si dhe zv/kryeministri Fatmir Limaj janë duke zhvilluar një takim brenda Kuvendit të Kosovës.

Sipas burimeve të Indeksonline, takimi në fjalë është iniciuar nga i pari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

Takimi ka nisur në ora 12:00 dhe po zhvillohet në kabinetin e Veselit.

Sipas të njëjtave burime, ky takim ka për qëllim diskutimin lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Duhet përkujtuar që ekipi negociator i Kosovës pritet që nesër ta prezantojë në Kuvendin e Kosovës platformën për dialogun me shtetin serb./Indeksonline/