12:41 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lideri i Çe­çenisë do të ndalojë hyrjen për aktivistët e të drejtave të njeriut

Lideri i regjionit të Çe­­çenisë në Rusi, Ramazan Kadyrov ka marrë zotimin që të ndalojë hyrjen aktivistëve për drejtat e njeriut në regjionin ku ai udhëheq.

Në një video të publikuar të enjten, Kadyrov thotë se do të marrë sanksione kundër aktivistëve sepse ata po pengojnë njerëzit të jetojnë në paqe, transmeton Indeksonline.

Që nga 2004, Ramazan Kadyrov udhëheq me këtë regjion dhe gjithmonë autoritet e Çe­çenisë janë akuzuar për persekutim seksual me të mitur dhe diskriminim me të drejtat e femrave. Këto akuza i janë mohuar gjithmonë nga Kadyrov. /Indeksonline/