20:16 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Lideri i opozitës ruse nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Profesori në Universitetin Rutgers në Neë Jersey, Sergei Erofeyev ka bërë të ditur se lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe.

Nominimi i Navalny për çmimin është bërë nga një grup shkencëtarësh nga disa universitete, por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.

Afati për nominimet për Çmimin Nobel për Paqe është nga shtatori deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm. Sipas rregullave të Akademisë suedeze, e cila e jep këtë  çmim, vetëm fituesi shpallet zyrtarisht, ndërsa emrat e kandidatëve 50 vjet më vonë.