14:37 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lideri “Serbisë së Bashkuar”: Kjo tregon se shqiptarët i urrejnë të gjithë serbët, edhe topin e tyre

“Ndalimi i sotëm i hyrjes së sportistëve serbë në Kosovë, konkretisht futbollistët e Cërvena Zvezdës, pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, tregon se shqiptarët i urrejnë të gjithë serbët, madje edhe topin e tyre”, tha sot lideri i partisë “Serbia e bashkuar”, Dragan Markoviq- Palma.

“Kujtoj se askush nuk ka ndaluar kurrë atletët shqiptarë nga Kosova të hynin ose të largoheshin nga Serbia. Ata udhëtojnë normalisht atje ku duan dhe garojnë aty ku dëshirojnë. Pyetja ime për bashkësinë ndërkombëtare është “A ka ndonjë mekanizëm për të disiplinuar shqiptarët e Kosovës dhe për t’u thënë atyre se ky është shekulli i 21-të e jo i 19-të ”, thotë Markoviqi. /IndeksOnline/