15:39 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Lidhja e Historianëve reagon për rrugën Deçan-Plavë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka dënuar ashpër fushatën kundër rrugës Deçan – Plavë, të ndërmarrë nga Igumeni i Manastirit të Deçanit Sava Janjiç.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga faktori ndërkombëtar që të distancohen nga çdo iniciative e Igumenit Janjiç dhe të mos pengojnë ndërtimin e rrugës nacionale Deçan – Plavë.

“Politika anti shqiptare e Manastirit të Deçanit vetëm sa po vjen e po forcohet, andaj i bëjmë thirrje Manastirit dhe personelit të tije, që të tërhiqet nga lojnat e ndyra të cilat do të prodhojnë destabilizim të rendit të përgjithshëm në Deçan dhe rrethinë.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, fton të gjitha forcat politike në Deçan për unifikim dhe përgjigje sa me të madhe kundër iniciativës së serbo-madhit Janjiç për ndalimin e ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë, dhe kërkojmë që të organizohet një protestë e madhe popullore, me të cilën do të kërkohet ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë”, thuhet në reagim./Indeksonline/