75 Mall Live Search
08:23 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Liga e Kampionëve, Drita sonte do lavdinë kundër Linfieldit – këta futbollist do të mungojnë

Finalja e fazës së preliminare e Ligës së Kampionëve do të luhet sonte nga ora 18:00 mes kampionit të Kosovës, Drita dhe kampionit të Irelandës Veriore, Linfield.

Kampionët e Kosovës nuk mund të llogarisinë në shërbimet e Hamdi Namanit dhe Fidan Gërbeshin që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, Bujar Shabani nuk do të luaj për shkak se është vetizoluar pasi që kishte kontakt me Gërbeshin.

Drita në gjysmë-finale e mposhti kampionin e Andorrës , Inter Escaldes me rezultat 2:1. Kurse, Linfield e mposhti Tre Fiorin me rezultat 0:2.

Ndeshja luhet në Nyon të Zvicrës, pa pranin e tifozëve./Indeksonline/