17:27 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / LB

Liga e Kampionëve/UEFA pritet të largojë finalen nga Rusia

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA do ta largojë finalen e Ligës së Kampionëve nga St Petersburgu, raporton “Stats Perform”.

Me aksionet e fundit të Rusisë në krahinat e Ukrainës, ku ka pasur ndërhyrje të forcave ushtarake ruse, UEFA është detyruar të veprojë, pavarësisht se javën e kaluar kishte komunikuar se nuk ka plane që ta zhvendos finalen.

“Stats Perform” tani ka kuptuar që është marrë vendimi për ta larguar finalen e këtij sezoni nga stadiumi “Gazprom Arena, dhe tani mbetet të shihet se cili do të jetë nikoqiri i finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

Një komunikim zyrtarë nga UEFA pritet të bëhet këtë të premte, kur edhe do të mbahet mbledhja e fundit e tyre, dhe pritet që finalja e sezonit 2021/22 të bëhet finalja e tretë që nevojitet t’i ndryshohet vendi.