Liga e Parë bëhet interesante, Feronikeli 74 fiton dhe i afrohet vendit të parë
Skuadra e Feronikelit 74 ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Tefik Çanga në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi futbollisti, Kreshnik Bahtiri, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, “Nikli” shkon në kuotën e 51 pikëve, vetëm tri më pak se lideri, Vushtrria dhe dy më pak se vendi i dytë, Dinamo i Ferizaj./Indeksonline/


