Liga e Parë në “zjarrë”, pesë skuadra në garë për vendin e parë
Ka përfunduar edhe java e 27-të në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë.
Skuadra e Dinamo Ferizaj është bërë lidere e re, me 59 pikë, shkruan Indeksonline
Në këtë javë, Dinamo mposhti 2:0 Ramiz Sadikun, kurse Vushtrria barazoi 2:2 ndaj Trepçës ’89.

Skuadra nga Ferizaj ka katër skuadra që po e ndjekin nga mbrapa. Duke filluar nga Vushtrria (58 pikë), Feronikeli ’74 (57 pikë), Vëllaznimi (54 pikë) dhe Liria (53 pikë)./Indeksonline/

