10:09 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / C E

Liga e Parë sfidon Superligën në pesë ndeshjet e Kupës që luhen sot

Ndeshjet e kupës në futbollin tonë vazhdojnë edhe sot.

Pesë takimet që do të luhen do të përmbyllin rrethin e 1/16-tës.

Në Gjilan, kampionia në fuqi, Drita pret Trepçën e Ligës së Parë. Vëllaznimi i Gjakovës është mikpritës i Trepçës ’89.

Feronikelit i duhet të udhëtojë në Prizren, ku e pret skuadra me të njëjtin emër, e cila garon në Ligën e Dytë.

Ramiz Sadiku është mikpritës i Arbërisë. Të gjitha takimet fillojnë në ora 12:30.

Çiftet

Drita – Trepça

Vëllaznimi – Trepça ’89

Vushtrria – Drenica

Prizreni – Feronikeli

Ramiz Sadiku – Arbëria