19:27 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Virusi i rrezikshëm po shpërthen, po “ha” njerëzit e gjallë!

Një virus është përhapur me shpejtësi në të gjithë Australinë, kanë paralajmëruar ekspertët.

Virusi që “ha”, mishin e njeriut, i njohur si Mycobacterium ulcerans, është në rritje dhe Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (DHHS) të Viktorias është i shqetësuar për shpërthimin.

Kështu, një 12 vjeçar nga Queensland ishte në spital për tre muaj pasi u prek nga i njëjti virus. Jett ishtë në rrezik të humbë këmbën e tij dhe tani po mundohet të marrë vetën përsëri për të ecur.

“Mund të ndodhë që mushkonjat të kafshojnë oposumët dhe pastaj të kafshojnë njerëzit”, tha Dr Brett Sutton, i cili tha se nuk dihet aktualisht prejardhja e virusit.

Mycobacteria që shkaktojnë tuberkuloz dhe leprozë dhe shumë mykobaktere të tjera mjedisore i përkasin të njëjtës familje.