11:07 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Ligji për demarkacionin as në seancën e së enjtes!

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është vendosur të mbahet  të enjten e 25 janarit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeparlamentari, Kadri Veseli pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, transmeton Indeksonline.

Veseli ka theksuar se do të ketë vazhdim të seancës më 25 janar dhe nëse arrihet të përfundohet me pikat që kanë mbetur pa u shqyrtuar do të vazhdohet me seancën e re parlamentare.

“Kemi disa pika që janë për vazhdim të seancës më herët pastaj janë edhe 18 pika aktualisht që do të jenë në seancën e re parlamentare”, ka thënë Veseli.

Gjithashtu është bërë e ditur se Ligji për demarkacionin nuk do të jetë në rendin e ditës as për seancën e radhës.

“Ligjin për demarkacionin nuk do ta kemi në seancë plenare për arsye se Komisioni Parlamentar nuk e ka sjellë në kohën e duhur që të trajtohet në seancën e radhës.Do të presim të procedojmë por që për këtë mbledhje nuk ka qenë e përgatitur”, ka përfunduar Veseli. /Indeksonline/