17:11 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ligji për Pagat: Punëtorët shëndetësor, të premtën në grevë!

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një e-maili dërguar mediave, njofton opinioin e gjerë se me datë 11.12.2019  në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues diskutoi në lidhje me situatën e krijuar pas dërgimit të Ligjit mbi Pagat në sektorin publik nga ana e Avokatit të Popullit në Gjykatën Kushtetuese, si dhe bashkërendimin e aktiviteteve me Sindikatën e  Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës.

“Morën vendim me shumicë votash që me datën 13 Dhjetor 2019 duke filluar nga ora 07:00-15:00 të mbahet Grevë e Përgjithshme brenda institucioneve shëndetësore  të tri niveleve të sistemit shëndetësor parësor,dytësor dhe tretësor me moton: Presim pagat me Ligjin e ri./Indeksonline/