19:19 / E Shtunë, 21 Maj 2022 / OSH

Lija e majmunëve, çfarë duhet të dimë për virusin që po përhapet në Evropë

Autoritetet shëndetësore në Evropë janë vënë në gatishmëri të lartë për rastet e konfirmuara dhe të dyshuara të lisë së majmunëve të raportuara në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Portugali, Itali, Suedi, Francë, Belgjikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada .

Infeksioni i rrallë viral zakonisht prek vendet afrikane dhe raportimi i rasteve jashtë tij ka shkaktuar shqetësim tek shkencëtarët dhe autoritetet kombëtare shëndetësore.

Epidemiologët bëjnë thirrje për ” rritje të vigjilencës ” .

Kanadaja po heton më shumë se 12 raste të dyshuara në zonën e Montrealit, ndërsa Spanja dhe Portugalia kanë identifikuar më shumë se 40 raste të mundshme dhe të konfirmuara, Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar diagnozën e lisë së majmunit në nëntë pacientë dhe Italia ka regjistruar rastin e parë.

Një rast i një burri që kishte një udhëtimi në Kanada është konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në shtetin e Massachusetts.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ( OBSH ) në një vlerësim të parë të situatës thekson se shumë raste kanë të bëjnë me homoseksualët, biseksualët apo meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj .Sipas autoriteteve shëndetësore të vendit mesdhetar, të gjithë pacientët e diagnostikuar në Portugali janë të rinj, kryesisht meshkuj, me lezione të lëkurës nga zona e Lisbonës.

Autoritetet portugeze nuk kanë sqaruar nëse këta burra kanë një histori udhëtimi në një vend afrikan, apo nëse janë të lidhur me rastet e regjistruara në Britani apo gjetkë.Është hera e parë në histori që lija e majmunit konsiderohet se transmetohet përmes kontaktit seksual.

Rrugët e zakonshme të transmetimit të virusit janë nëpërmjet kontaktit të ngushtë me personat e infektuar, sendeve të tyre personale si veshjet apo shtratin, si dhe kontakti i drejtpërdrejtë me lëngjet trupore (mikropika, gjak, etj.) të pacientëve.Pika e fillimit të rasteve Autoriteti Shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) ishte i pari që raportoi një rast të lisë së majmunit në Evropë më 7 maj, tek një person që ishte kthyer së fundmi në vend nga Nigeria. Që atëherë janë identifikuar gjithsej nëntë raste.

Dy më të fundit – një në Londër dhe një në Anglinë Juglindore – nuk kishin histori udhëtimi në Afrikë dhe mund të kenë kontraktuar virusin brenda vendit.Derisa të ketë më shumë informacion, autoritetet shëndetësore britanike po tërheqin vëmendjen e qytetarëve për zbulimin në kohë të çdo dëmtimi të lëkurës në zonën gjenitale.SimptomatLija e majmunit është e lidhur me linë, një infeksion viral që u eliminua në vitet 1980.

Sëmundja zgjat dy deri në katër javë dhe simptomat mund të shfaqen 5 deri në 21 ditë pas infektimit.Simptomat e lisë së majmunit zakonisht fillojnë me një kombinim të etheve, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, të dridhura, rraskapitje dhe ënjtje të nyjeve limfatike .