11:07 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Lil Wayne rrugës së Drake, lanson markën e kanabisit

Lil Wayne po hyn në biznesin e kanabisit.

Pronari i ‘The Young Money’ është bashkuar me GKUA Ultra Premium në një linjë të produkteve me potencial të lartë kanabisi që synojnë t’u japin klientëve “nivelin më të mirë të jetës së tyre”.

Sipas një njoftimi për shtyp, lulja GKUA Ultra Premium krenohet me nivelet më të larta natyrore të THC të disponueshme dhe janë me burim nga kultivuesit më me përvojë, llojet e të cilave janë shumë të kufizuara dhe tepër të fuqishme, transmeton Indeksonline.

 Marka tani është në dispozicion në dispenserë të zgjedhur në Los Angeles me një prirje më të madhe për vitin 2020.

“Unë më parë kam dashur thjeshtë të konsumoj që të ndihem mirë, tani pinë duhan për t’u frymëzuar,” tha Lil Wayne në një deklaratë. “Me GKUA, po ndaj një ndjenjë që e dua.”

Për të festuar partneritetin, Weezy do të performojë në një parti ekskluzive VIP të planifikuar për vitin e ardhshëm. Biletat falas do të jenë në dispozicion për klientët GKUA.

Biznesi i kanabisit vazhdon të tërheq partnerë të famshëm. Drake kohët e fundit nisi kompaninë e tij ‘More life Growth’ në partneritet me Canopy Growth Corporation./Indeksonline/