09:37 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Limaj: Demarkacioni do të përmbyllet në muajin janar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka deklaruar se pret që çështja e demarkacionit me Malin e Zi, të përfundojë në muajin që vjen me një varianti i cili do të respektojë interesat e Kosovës dhe të Malit të Zi.

Ai nuk ka treguar se cila është forma që do t’i kënaq si qytetarët e Kosovës ashtu edhe Malin e Zi, por tha se çështja e demarkacionit do të përmbyllet shumë shpejt.

“Demarkacioni do të përmbyllet, unë pres që muajin e ardhshëm do të shkojmë dhe do ta kemi shunicën në parlamentin e Kosovës për të përmbyll këtë cështje. Demarkacioni do të jetë , do të jetë variant i cili do t’i respekton interesat e Kosovës dhe të Malit të Zi. Ne po punojmë që kur të shkojmë në Parlament të gjithë t’i duartrokasin variantit që do ta dërgojmë. ..Do të duartrokitet nga qytetarët e Kosovës po edhe nga miqtë tanë. Dhe përfundimisht ta mbyllim këtë temë . Ne po punojmë në atë drejtim. Duke i respektuar interesat e dy vendeve. Nga ky proces asnjë vend nuk del i humbur përkundrazi Kosova dhe Mali i Zi nga ky proces do të dalin edhe më të fuqishëm në marrëdhëniet e tyre ndërshtresore”, tha Limaj.

Ai ka shtuar se  veprimet që janë duke i marrë janë duke shkuar në drejtim të varianti që do të dërgohet në Parlament të Kosovës ta ketë shumicën parlamentare dhe të jetë i respektuar edhe i pranuar edhe nga fqinji jonë, Mali i Zi dhe miqtë të tjerë.