21:15 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / MSH

Limaj: Do mbahem mend se e kam nxjerr Kosovën prej lloçit – i kam ndërtu autostradat

Fatmir Limaj – Kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se në politikë do të mbahet mend që të ndihen krenarë nipërit dhe mbesat e tij.

Limaj në Politiko, i pyetur se për çka do të mbahet mend, ai tha për projektet madhore që i ka bërë për Kosovën, raporton Gazeta10.

“Qysh more për çka? Paj, ta kam nxjerrë Kosovën prej lloçit, t’i kam ndërtu autostradat, projekte madhore të paimagjinueshme në këtë vend, revulucion infrastrukturor e zhvillimor të këtij vendi”, ka thënë ai.