10:28 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Limaj e Minxhozi diskutojnë për mbledhjen e dy qeverive

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim është diskutuar për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive shqiptare, e cila do të organizohet muajin e ardhshëm në Korçë.

Zëvendëskryeministri Limaj dhe ambasadori Minxhozi u pajtuan se të dy shtetet duhet të bëjnë më shumë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani./AktivPress