13:48 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Limaj: Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie

Kryetari i NISMA Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka thënë se sot është një ditë shumë e rëndësishme.

Limaj tha se atyre duhet të ju krijohen atyre kushte sa më të mira për shkollim, edukim, perspektivë, si dhe mundësi për t’i realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre.

Njoftimi i plotë:

Sot është dita më e rëndësishme për fëmijët, 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Në këtë ditë të veçantë, shprehim përkushtimin tonë për t’u krijuar atyre kushte sa më të mira për shkollim, edukim, perspektivë, si dhe mundësi për t’i realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre.

Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie. Për ne si prindër, ata janë frymëzimi ynë dhe pasuria më e madhe që e kemi.

Urime 1 Qershori, fëmijë të dashur!