22:10 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Limaj flet për delegacionin të cilin ai e drejton në bisedimet Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj i mandatuar nga Qeveria e Kosovës si kryesues i delegacionit Kosovë- Serbi për bisedimet në Bruksel, ka thënë se gjërat kanë ndryshuar prej momentit kur qeveria iu ka kthyer mandatit të saj kushtetues duke marrë përgjegjësitë në dialog.

Limaj ka thënë se ky zhvillim i ka hap një perspektivë krejt tjetër. Numri dy i qeverisë së Kosovës është shprehur optimist se gjërat kanë ndryshuar pas këtyre veprimeve.

“Qeveria nuk ka pasur nevoje që ekipin ta mandatoj në Kuvend, por kemi dashur që më këtë t’ia japim një mundësi opozitës. Me këtë kemi dashur të themi se dialogu nuk është çështje e një individi ose grupi, por ajo është nacionale dhe nuk duhet të shikohet si opozitë e pozitë. Ky zhvillim i ri ka hapë një perspektivë krejt tjetër. Se si do të përfundojë kjo do të shihet në ditët në vijim”, ka thënë Limaj në emisionin “Click”, në RTV 21.

Limaj ka thënë se po presin edhe partitë opozitare që të dërgojnë emrat për të ndërtuar platformën për dialogun mes dy vendeve.

“Personalisht unë mendoj se nuk ka asnjë dokument më të rëndësishëm së Kushtetuta e Kosovës. Çdo veprim që e bëjmë do të sillemi me Kushtetutën e Kosovës. Ne do të bëjmë përpjekje që të bashkohemi në këtë temë, sepse është temë nacionale. Marrëveshja që arrihet duhet të implementohet në Kosovë”, ka shtuar Limaj.

Temat: