21:39 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Limaj: Heshtja e KQZ-së është skandaloze, nëse lejohet trafikimi i votave nga Serbia është krim zgjedhor

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sipas numërimit të votave të rregullta, Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e legjislaturës se ardhshme.

Kreu i Nismës ka folur për votat e ardhura jashtëligjshëm nga Serbia të cilat ka thënë se nuk bën assesi të pranohen.

Ai ka thënë se është e cuditshme se si KQZ po heshtë përkundër kërkeses se katër anëtarëve të Komisionit për të mbajtur mbledhje.

“Ajo që ka ndodhë është se mua me ka shqetësuar shpejtesia. Ka hap hetim prokuroria, janë mbi 20 zyrtarë që kanë kerku ndihme mjekesore. Prokuroria ka hap hetim dhe pa një raport përfundimtar për këto zarfe këta i kanë qu në QNR. Shpejtesia pa asnjë vendim për t’i futur të len me dyshu se këtu qëllimisht po tenton të kontrabandoj këto vota të kontaminuara”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Më tutje, Limaj ka thënë se ky nuk është atak vetem mbi Nismën, por është mbi Kosovës.

“Ajo që ka ndodhur mbremë është skandaloze. Askush nuk jep informacionë. Të gjithë heshtin. Vrapojnë vetem për t’i numëruar votat. Nëse institucionet tona leojojë t’i trafikojnë këto vota është krim zgjedhor. Nëse këtu i mbyllim sytë për cfarë shteti ligjor po flasim. Institucionet që e kanë për obligim me rujtë integritetin zgjedhor po heshtin dhe ka mundësi përmes trafikimit të këtyre votave të jenë vendimtare me deformu dhe me shkatërru vulletin e 42 mijë votave”, ka shtuar Limaj.

Lideri i Nismës ka thënë se veprimi i djeshëm është bërë në mënyre klandestine.

Ai ka thënë se hështja e KQZ-së është skandaloze. Ai ka paralajmëruar se Nisma do të ndjekë cdo instance ligjore për këtë cështje. /Indeksonline/