22:34 / E Martë, 26 Janar 2021 / A K

Limaj: Hoxhaj ma propozoi formatin që PDK e NISMA të bëjnë partneritet sikurse CDU/CSU në Gjermani

Fatmir Limaj ka treguar për tratativat që kishte për një bashkëpunim mes Nismës dhe PDK-së.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se pas shkuarjes në Hagë të ish drejtuesve të UÇK-së Kosova ishte përballë me një situatë të vështirë.


Limaj në “Debat Plus” thotë se për shkak të atyre zhvillimeve ishte i nevojshëm një bashkëpunim me PDK-në për të kaluar këtë situatë.

“Me Kadrinë dhe Hashimin jemi marrë vesh në parim për një bashkëpunim për proceset që ishin përpara”, tha ai.

I pari i Nismës thotë se dakordim për bashkëpunim kishte edhe me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Hoxhaj kishte propozuar një lloj partneriteti të formatit CDU/CSU”.

Limaj thotë se në takim me Hoxhajn kanë marrë pjesë edhe Sami Lushtaku dhe Bilall Sherifi.

Por Limaj thotë se në takimin tjetër me Hoxhajn gjërat kanë ndryshuar dhe bashkëpunimi nuk është arritur.