22:41 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Limaj i pranishëm në ‘Fadil Vokrri’, në mbështetje të Kosovës, ka një mesazh edhe për ‘Dardanët’

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka ndjek nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe kombëtares së Malës.

“Në përkrahje të përfaqësues së Kosovës. Gjithmonë është kënaqësi e veçantë t’i shohim djemtë tanë në stadiumin i cili me krenari mban emrin e legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri.  Përgëzime tifozëve tanë për koreografinë dhe atmosferën fantastike të krijuar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Instagram’.

Limaj ka uruar futbollistët e Kosovës dhe gjithë qytetarët për fitoren kundër Maltës.

Temat: