20:42 / E Martë, 16 Korrik 2019

Limaj i uron suksese Ferronikelit në përballjen e sotme

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj i ka uruar suksese Feronikelit në takimin e sotëm ndaj TNS, duke pohuar se kampioni i Kosovës mund ta shkruajë historinë.

“Shumë suksese kampionit të Kosovës, Ferronikelit në perballjen kundër “The New Saints”. Pas barazimit si mysafir, sonte kampioni i Kosovës mund ta shkruajë historinë dhe ta vazhdojë garën për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Forca Nikli!” ka shkruar Limaj në Facebook.