21:58 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Limaj: Nga sot vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, ky është realiteti!

Kryetari i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur rreth dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ai në një emision në TV Dukagjin ka thënë se zgjedhjet në vend janë të pashmangshme.

Ndërsa ftesën e Gjykatës Speciale ndaj Haradinaj e ka quajtur një ftesë për intervistim dhe jo një aktakuzë.

“Kosova do të shkoj në zgjedhje por duhet të respektojmë të gjitha format ligjore”, u shpreh Limaj.

“Gjykata interviston , sqaron gjërat që ajo i intereson por ajo është intervistë nuk është aktakuzë, ftesa për Haradinaj nuk është aktakuzë është faza e parë e hetimeve”, vazhdoj tutje Limaj.

I pyetur se a është e gatshme NISMA që të shkojë në zgjedhje, Limaj u shpreh se janë të gatshëm për këtë dhe se duhet të pranohet realiteti.

“Sovrani do të kërkojë votën e qytetarëve. Ata me votën e tyre do të zgjedhin qeverinë e tyre”, tha ai./Indeksonline/