75 Mall Live Search
19:28 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Limaj: Kosova i kreu detyrat, radhën tash e ka BE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se me votimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, Kosova e kreu detyrën e saj. Ai përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se pret që edhe Bashkimi Evropian të përmbushë premtimin e saj dhe përfundimisht t’ia heqë izolimin e padrejtë qytetarëve të Kosovës.

“Kosova e kreu detyrën e saj, presim që edhe Bashkimi Europian të përmbushë premtimin e saj dhe përfundimisht t’ia heqë izolimin e padrejtë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’.