15:15 / E Martë, 31 Gusht 2021 / LB

Limaj kritika për menaxhimin e pandemisë: Si është e mundur asnjë vizitë në spitale rajonale e Kurtit dhe Vitisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe ministrin e Shëndëtësisë, Arben Vitia për menaxhimin e pademisë.

Limaj ka shkruar në “Facebook”, se si është e mundur që kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë të rrinë kaq indiferent ndaj kësaj gjendje alarmante.

“Mos të flasim për kryeministrin fare, për më keq, as ministri i Shëndetësisë deri më sot, nuk e ka bërë asnjë vizitë në teren, asnjë vizitë në QKUK, por as në spitale rajonale për të parë gjendjen e për të mbështetur stafin mjekësor”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.

Postimi i plotë

Të nderur qytetarë,

Fatkeqësisht ditëve të fundit spitalet janë të stërmbushura me pacientë të infektuar me COVID.

Numri i vdekjeve është rritur ndjeshëm.

Por, si është e mundur që kryeministri e ministri i Shëndetësisë të rrinë kaq indiferent ndaj kësaj gjendje alarmante.

Mos të flasim për kryeministrin fare, për më keq, as ministri i Shëndetësisë deri më sot, nuk e ka bërë asnjë vizitë në teren, asnjë vizitë në QKUK, por as në spitale rajonale për të parë gjendjen e për të mbështetur stafin mjekësor.

Është për keqardhje kjo indiferencë totale ndaj qytetarëve dhe vendit të vet.

Fatmir Limaj