20:42 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Limaj: Me 15 qershor hiqet Roamingu me Shqipërinë

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, njëherësh edhe zv/kryeministër, Fatmir Limaj në një intervistë për RTK-në ka thënë se po bëjnë përpjekje për të gjetur marrëveshjen më të mirë për vendin në procesin e dialogut me Serbinë.

“Shpresojmë në një marrëveshje që krijon paqe dhe mirëqenie për të dyja vendet”, ka thënë Limaj, trasnmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar se nuk mund ta imagjinojë procesin e bisedimeve pa rolin e ShBA-ve.

“Liria ka bashkëpronarët e vet, ShBA-të dhe të tjerët. Prandaj nuk mund ta imagjinojë procesin e bisedimeve pa rolin e ShBA-ve”, ka deklaruar Limaj.

I pyetur për taksën ai shpreson që pengesat në këtë aspekt do të tejkalohen dhe do ta përmbyllin më pas procesin e dialogut.

Ndërsa duke folur për punën e dy qeverive Kosove-Shqipëri dhe arritjen e disa marrëveshjeve, Limaj ka thënë se deri tani dy vendime janë impementuar ndërsa edhe dy të tjera do të realizohen së shpejti.

Ndërsa sa i përket heqjes se Roaming-ut mes dy vendeve, ai ka dhënë datën 15 qershor si të fundit kur mes dy vendeve nuk do të këtë fare pengesa në komunikim.

Kurse sa i përket riaktualizimit të temës së punësimeve partiake, Limaj ka thënë se ne jemi vend në ndërtim e sipër dhe se ka ende shumë punë për tu bërë.

“Ne jemi një vend në ndërtim e sipër. Kemi ende probleme në shumë fusha. Prej sundimit të ligjit deri të shëndetësia. Temat e mëdha po i marrin energji vendit. Nuk i japin fokus shumë për temat përmbajtjesore për vendin. Po shpresoj që janë bërë disa hapa dhe qeveria shumë shpejt do të lirohet nga temat e mëdha dhe të përqendrohet në tema përmbajtjesore”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, Kosova ka shumë storie suksesi dhe se vendi ka nevoje për mobilizim./Indeksonline/