18:52 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Limaj në Gjakovë zotohet se Nisma do të promovojë figurat e reja

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma Socialdemokrate asnjëherë nuk ka dhënë premtime të kota. Ai ka thënë se me Nismën në qeveri pjesët programore të partisë po zbatohen nga ana e qeverisë.

Ai ka thënë se për këta muaj janë arritur rezultate të mëdha, por nuk duhet të kënaqën me kaq. Krejt këto suksese, sipas Limajt, arrihen falë punës ekipore.

“Nisma duhet ta fut frymën kolektive e jo të individit. Ne duam bashkë punë ekipore dhe ftesa ime është për të gjithë është të bëni punë ekipore. Duhet ta mbështesim njëri tjetrin. Na duhet një solidaritet i brendshëm. Na duhet një bashkëpunim profesional e njerëzor. Unë pres që kjo grupë e njerëzve të kaloj në një fazë tjetër në fazën e konsolidimit të brendshëm dhe fuqizimit të Nismës”, ka thënë Limaj të mërkurën në Gjakovë në takimin e mbajtur me strukturat drejtuese të degëve të Nismës në rajonin e Dukagjinit.

Më tutje, ai ka thënë se vendit i është dashur fryma e Nismë dhe se njerëzit anekënd vendit po e mbështesin këtë parti.

“Kosova ka nevoje për këtë opsion politikë dhe ne kurrë nuk e vendosim interesin partiak para atij shtetëror. Kjo frymë duhet ta ngadhënjejë sepse fiton vendi.

Egot personale e kanë rrënuar vendin tonë dhe atyre duhet ngushtuar hapësirën dhe duhet dhënë mundësinë atyre që punojnë në interes të Kosovës”, ka shtuar Limaj.

Limaj është zotuar se Nisma do të promovojë njerëzit e ri dhe se as asnjë grupacion politikë nuk ka arritë të nxjerrë fytyra të reja më shumë se kjo parti.

Sa i përket sondazheve, ai ka thënë se ato po e nxjerrin Nismën me mbi 10 deputetë kurdo që mbahen zgjedhjet.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka thënë se Nisma është parti socialdemokratë e orientimit të majtë. Krasniqi ka shprehur bindjen që në rrafshin e Dukagjinit ekziston një frymë e madhe e lindur socialdemokrate.

“Janë socialdemokratet ata të cilët duhet ta përçojnë tek të gjithë njerëzit që i njohin parimet socialdemokrate i mbështesin parimet socialdemokrate dhe janë për programin socialdemokrat. Ne të gjithë e dimë që gjatë gjithë këtyre viteve në Kosovë kanë udhëhequr partitë politike të orientimit të djathtë dhe të gjithë po e shohin se ku ka arrite Kosova”, ka thënë Kransiqi.

Shoqëria jonë, sipas tij, ka nevoje për njerëz të virtytshëm. Programi socialdemokrat, Krasniqi ka thënë se është program që i hap perspektive qytetarëve të vendit.

Më tutje, Krasniqi ka thënë se Nisma është dëshmuar si parti që mban parime. Ai ka thënë se ky subjekt dallon nga partitë tjera dhe se kundërshtitë nuk i bën në bazë të inateve, por në bazë te nevojave të qytetarëve të vendit.

E, Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Ideja e kësaj nuk është vetëm të shihen si anëtar të Nismës, por të jetë vetëm si pikënisje që në të ardhmen të ketë aktivitete të planifikuara përmes të cilave Nisma do të dallonte nga partitë tjera.

Sipas Sherifi të gjitha matjet thonë për Nismën se nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani kjo parti do t’i ketë mbi 10 deputetë. Por, ai ka thënë se e kanë për detyre që t’i tejkalojnë këtë parashikime.

Më një fjalë rasti të pranishmeve u janë drejtuar edhe kryetari i degës së Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha, ai i Klinës, Nasër Morina, kryetari i Nismës në Pejë, Gëzon Berisha, ai i Istogut, Musa Fetahu dhe Shkodran Imeraj kryetar i Nismës në Deçan.
Takimet me drejtues të degëve të Nismës do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.