21:12 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / k.v

Limaj në mbrëmjen e organizuar nga Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta organizoi mbrëmjen e sotme një pritje zyrtare në Pallatin e Brigadave me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe personalitete nga skena politike kosovare.

Është lideri i Nismas, njëherësh edhe zv.kryeministri Fatmir Limaj i cili ndodhet në këtë mbrëmje madje i njëjti ka pasur edhe një takim me presidentin Meta.

Apeli i Ilir Metës ndaj qytetarëve, por veçanërisht ndaj klasës politike shqiptare ishte thirrja për unitet.

“Pa unitet politik dhe gjithëpërfshirje nuk mund të projektohen qëllime madhore. Çdo gjë i lidh shqiptarët me Europën dhe asgjë nuk i ndan ata prej saj”, u shpreh ai.

Meta shprehu optimizmin se 2018 do të jetë viti i hapjes së negociatave me BE.