10:58 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Limaj në Tiranë kërkon mbështetjen e Shqipërisë në dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Limaj bashkë me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, zëvendëskryeministrin, Dardan Gashi fillimisht janë takuar me ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Pas këtij takimi, Limaj tha se në dialogun Kosovë- Serbi duhet të jenë unik. Pozitë e opozitë ai ka thënë se duhet të jenë bashkë.

Limaj i cili është mandatuar nga qeveria e Kosovës si udhëheqës i dilogut Kosovë- Serbi ka thënë se në dialogun me Serbinë nuk bën të kalkulohet me vota. Limaj ka falëndëruar ish presidentin Sali Berisha për përkushtimin e tij dhe ndihmën dhënë Kosova.

Ai e ka siguruar Berishën se Kosova do të ecë në rrugën e saj të drejtë dhe do të futet në dialog për të arritur marrëveshje me Serbinë e cila nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e vendit në OKB