12:44 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

Limaj ngushëllon Edi Ramën për vdekjen e nënës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për vdekjen e nënës.

Limaj shkruan se edhe pse jo fizikisht, me mendje e zemër jemi pranë tyre në këto momente pikëllimi për të dhe familjen e tij.

Postimi i Limajt:

Sot, paska ikur nga kjo jetë znj. Aneta Rama, nëna e mikut tim, njëherit kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Kryeministrit Rama dhe familjes së tij i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e nënës së tij. Edhe pse jo fizikisht, me mendje e zemër jemi pranë tyre në këto momente pikëllimi për të dhe familjen e tij.