21:26 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Limaj njofton për viktimën e parë nga koronavirusi në Malishevë

Numri të infektuarvë ne vendin tonë, nga të dhënat e fundit të IKSHPK-së  është 184, e shumica e rasteve janë nga komuna e Malishevës.

Ndonëse pati zëra të ndryshëm që thanë se niveli qëndror ka lënë anash këtë komunë.

E akuza ndaj qeverisë Kurti ka edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, Ai e quan të vonuar vizitën e kryeministrit në Malishevë, epiqendrën e COVID19.

“Një muaj ditë qendra kryesore e pandemisë, asnjë ministër i Shëndetësisë s’e ka pa të arsyeshme me i vizitu, m’ju jep ndonjë mesazh.

Prezenca e ministrit e  kryeministrit, do të ishte impakti i madh me pa se çfarë situate janë futur banorët.

Askush s’po kërkon më shumë se sa ka mundësi Kosova. Malisheva ka një muaj që është e vetmja që është në karantinë, asnjëherë s’ka shku askush deri më tani. Derisa IKSHPK ka ba një punë të jashtëzakonshme.

A ka përgjegjësi qeveria me menaxhu, se kur po vjen për lavdata krejt flasin, ka edhe përgjegjësi? A është dasht kryeministri dhe ministri me vizitu vatrën e koronavirusit?  A është rregull mos me jep furnizime për mjekët?! Mas ni muj del kryeministri, për çka sot? Cili është impakti, është vonë!”, ka thënë Limaj në Debat Plus, transmeton Indeksonline.

Ndërsa ai ka lajmëruar për viktimën e parë nga Komuna e Malishevës si pasojë e coronavirusit.

I cili ka ka njoftuar se në bazë të informacioneve të fundit një grua e infektuar nga Malisheva ka vdekur.

“Dua ta ngushëllojë familjen e së ndjerës me këtë rast”, tha ai,/Indeksonline