21:17 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Limaj për Ahmetin: Kryetar që s’guxon të marrë vendime

Kryetari i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e i cili me të është bashkëkryesues i dialogut me Serbinë, përcjellë Indeksonline.

Limaj duke marrë shembull Pallatin e Rinisë, tha se Prishtina vuan nga kryetarët që nuk kanë pasur asnjëherë guximin për të marrë vendime.

Ai tha se asnjë nga kryetarët nuk ka ditë me bë transformime thelbësore.

“Ne jetojmë në një qytet, këtu në kryeqytetitn e vendit tonë , i cili vuan nga ata të cilët s’kanë pasur guxim kurrë për të marrë vendime, prandaj jemi në këtë pallat kështu qysh e kemi sot. Ne e kem një kryeqytet i cili ende nuk ka pasur një kryetar i cili dinë me bë transformime thelbësore për të ia ndryshuar imazhin kryeqytetit të vend”.

Këto komente Limaj i bëri gjatë një takimi me strukturat e partisë së Nismës socialdemokrate në komunën e Prishtinës.

Ai tha se politikanët ajnë duke garuar me artistët e me teatrin.

“Sot, fatkeqësisht, një pjesë e politkanëve tanë janë duke i konkuruar artistët tona, janë duke i konkuruar teatrit tonë, sepse tanë ditën i bëjnë dy gjëra, aktrojnë ose në imazh nuk ka a duket mirë spoti dhe a ke mirë paketimi por asnjëherë me na e tregu vendimin”, tha ai.

Gjatë këtij tubimi, Nismës në Prishtinë iu bashkuan 880 anëtarë të rinjë. /Indeksonline/