15:04 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Limaj përkujton dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar 20 vjetorin e rënies së Hyzri Tallës, Afrim Maliqit dhe Ilir Durmishit.

Limaj ka thënë se rënia e tyre ishte humbje e madhe për UÇK-në.

“Heroin Hyzri Talla me bashkëluftëtarë do t’i kujtojmë përherë për trimërinë dhe guximin e tyre deri në sakrificë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

“Sot, në 20-vjetorin e rënies, kujtojmë me krenari jetën dhe veprën e luftëtarëve të Lirisë, Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.

Rënia e tyre ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Heroin Hyzri Talla me bashkëluftëtarë do t’i kujtojmë përherë për trimërinë dhe guximin e tyre deri në sakrificë.

Rënia e tyre u kthye në burim frymëzimi për ta vazhduar luftën tonë të drejtë.

Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët dhe martirët e Kombit! FL”

Temat: