12:26 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Limaj përkujton Luan Haradinajn, thotë se Kosova do t’i nderojë përjetë luftëtarët e lirisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj  ka përkujtuar Luan Haradinajn në 21 vjetorin e rënies.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se Luan Haradinaj i takonte brezit të parë të luftës së UÇK-së.

Vepra dhe sakrifica e Luanit dhe luftëtareve tjerë të UCK-së, sipas Limajt janë gurthemeli i Kosovës së lirë.

Republika e Kosovës, do t’i nderojë përjetë thotë Limaj të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Luanin dhe gjithë dëshmorët tjerë ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook.