16:38 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Limaj: Prizreni u zbukurua me shtatoret e heronjve të Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit

Në prag të mbledhjes se dy qeverive shqiptare që do të mbahet nesër në Pejë, përfaqësues të dy qeverive shqiptare kanë marrë pjesë në zbulimin e shtatorëve të Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i ka vlerësuar lartë këto figura.

Limaj ka thënë se qyteti i Prizrenit është zbukuruar edhe më shumë më shtatorët e tre heronjve.

Shqiptarët sipas Limaj, do t’i nderojnë përjetë e mot të gjithë ata që trasuan rrugën lirisë.

Statusi i plotë i Limajt:

Në prag të Festës Kombëtare të 28 Nëntorit dhe në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, në qytetin historik të Prizrenit, së bashku me Qeverinë Shqiptare përuruam shtatoret e figurave të ndritura kombëtare; Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit.

Këta tre burra të mëdhenj të kombit ishin ideatorët dhe burrështetasit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Shqiptarët do t’i nderojnë përjetë e mot të gjithë ata që trasuan rrugën drejt lirisë.

Përgëzime autorëve të këtyre shtatoreve të cilat zbukuruan qytetin e Prizrenit!

Lavdi jetës dhe veprës të Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe gjithë delegatëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit! FL