15:53 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

Limaj: Qytetarët tanë në Karaçevë nuk do të jenë vet, provokimet serbe të marrin përgjigjen e duhur

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se qytetarët tanë në Karaçevë dhe kudo tjetër nuk do të jenë asnjëherë vet.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës do të ofrojnë siguri për githë në çdo pjesë të vendit.

“Provokimet e herë pas hershmë të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar brenda territorit të Kosovës duhet të marrin përgjigjen e duhur nga ana e institucioneve tona të sigurisë dhe KFOR-it”, ka shkruae ndër të tjera Limaj.