12:56 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Limaj sheh mundësinë, që Kosova ta marrë njohjën e pesë vendeve të BE-së dhe liberalizimin e vizave

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sheh mundësinë që Kosova të marrë njohjen e pesë vendeve të BE-së dhe liberalizimin e vizave. Këtë Limaj e thotë se tani Kosova është serioze në dialog dhe nëse di si të sillet shumë lehtë mund të ndodhë kjo.

Limaj këtë mundësi e sheh edhe duke analizuar deklaratat e presidentit Makron, kancelares Merkel dhe presidentit Trump. Ai ka thënë se Kosovës duhet t’i hapet perspektiva evropiane.

Sa i përket Asociacionit, ai ka thënë se kjo çështje është e mbyllur. Limaj thotë se rreziku për këtë marrëveshje ka kaluar pasi për këtë temë e ka dhënë mendimin Gjykata Kushtetuese

“Ne duhet ta japim zotimin për hartimin e statutit mbi bazën e gjetjeve të Kushtetuesës. Nuk duhet hyrë në draftim të statutit, përveç se të shpreh zotimin për themelim të Asociacionit mbi bazën e gjetjeve të Kushtetueses. Ne mund ta bëjmë Asociacionin kur Serbia ta japë zotimin për njohje”, ka shtuar Limaj.

Sa i përket koalcionit, ai ka thënë se sa më shumë takime midis partnerëve gjërat mund të ecin më mirë.