11:20 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Limaj sot në Kleçkë, e hap turnirin në përkujtim të dëshmorëve të brigadës “121 Kumanova”

Në prag të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇK-së, të brigadës “121 Kumanova”, sot do të organizohet turnir në futboll të vogël në Kleçkë.

Hapjen e këtij turniri do ta bëjë ish komandanti i kësaj zone Fatmir Limaj.

Veteranët e kësaj brigadë do të sfidohen  nga 20 vjeçarët (Të lindur gjatë kohës së luftës).

Turniri do të zgjasë dy ditë.

E, të shtunën në përkujtim të dëshmorëve të kësaj brigade do të bëhen homazhe nga ora 10:00 deri në 12:00.

Ndërsa, manifestimi qendror do të nis nga ora 20:00.