75 Mall Live Search
21:40 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Limaj thotë se ende nuk ka propozim zyrtar nga Serbia për dialogun

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj  ka thënë në Zona B se Kosova aktualisht nuk ka asnjë propozim zyrtar nga Serbia për dialogun në Bruksel.

Limaj ka thënë se në momentin që do ta kenë një propozim zyrtar nga Beogradi atëherë do të ulen dhe ta shqyrtojnë se çfarë rëndësie ka ai propozim, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, për këtë tani vendosin organet shtetërore të Kosovës.

“Kosova nuk ka një propozim nga Serbia se çka mendon ajo. Ne kemi dëgjuar opinionet e shumta. Por zyrtarisht Serbia ose Kosova zyrtare nuk e ka një propozim nga Beogradi se çka është e gatshme Serbia. Kur të marrim propozimin atëherë  kqyrim se a janë vlen a po jo për këtë vendosin organet shtetërore të Kosovës”, ka thënë Limaj.

Më tutje, i pari i Nismas ka thënë se veprimet e çakorduara e dëmtojnë opozitën.

“Veprimet e çakorduara e dëmtojnë Opozitën. Opozita ka probleme brenda vetes, qoftë me kauza, qoftë në hapat që po i ndërmarrin. Nuk është lehtë për të pasur një Opozitë të bashkuar”, ka thënë më tutje Limaj./Indeksonline/