11:54 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Limaj thotë se presidenti nuk mund ta shpërndaj Kuvendin, pa vullnetin e partive politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar pas takimit që pati me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.Ndër të tjerash Limaj tha se qëndrimi i partisë së tij është që të mos ketë zgjedhje, por që të gjendet një zgjidhje tjetër.

Përpos kësaj, Limaj tha se ditët e kaluara pati tendencë që të përzihen në kompetencat e Parlamentit por që presidenti por edhe Qeveria duhet të kuptojnë që Parlamenti është institucioni më i lartë dhe askush nuk mund ta uzurpojë apo mbivendoset mbi atë, tha ai, shkruan Indeksonline.

Limaj tha se si deputet, si qytetar e drejtues politik duhet të jenë të kujdesshëm që mos lejojnë asnjë institucion tjetër të përzihet në Parlament, sepse do ta prishte sistemin parlamentar.

“Institucioni më i lartë eshë Parlamenti dhe Kosova është demokraci parlamentare dhe askush s’mund t’i uzurpojë kompetencat. Nga 2010 Kosova pati vazhdimisht zgjedhje të parakohshme, në tri rastet e para pati mocioni mosbesimi për qeverinë, në një rast pati dorëheqje por në asnjë rast deri më tani për sa është Kosova Republikë e Pavarur asnjëherë presidenti nuk e ka shpërndarë Parlamentin, por shumica e deputetëve.Partitë politike janë bashkuar kanë shkuar në Parlament dhe me vullnetin e tyre e kanë shpërndarë parlamentin. Në të gjitha këto presidenti ka ndërmarrë vetëm një veprim, dekretin për shpalljen e zgjedhjeve, prandaj edhe në situata të tilla Presidenti i Kosovës nuk ka hapësirë për shpërbërjen e parlamentit.Zërat që po i dëgjojmë ne, është rrezik t’i jepet kjo e drejtë presidentit sepse jemi Republikë Parlamentare e jo presidenciale. Ta ruajmë shtetin tonë, e ai ruhet kur në epiqendër është Parlamenti i Kosovës, shumica deri më tani nga deputetët dëshirojnë zgjidhje tjetër dhe jo shpërndarje të parlamentit dhe këtë qëndrim ia paraqitem presidentit dhe as ai as qeveria nuk kanë të drejtë t’i marrin kompetencat e Parlamentit të Kosovës”, shtoi ai./Indeksonline/